Spektakolar dhe akrobatik, shqiptari arratiset për herë të dytë nga burgu

22:15 | 24/06/201922:150

Një shtetas shqiptar është arratisur të hënën nga burgu i Trapanit, në Siçili, ku vuante dënimin për trafik droge. I dënuari Lekë Luca, 34 vjeç, sipas mediave italiane është arratisur duke kapërcyer murin rrethues të burgut “San Giuliano”.

Burimet mediatike bëjnë të ditur se arratisja ka ndodhur rreth orës 15, kur përfundon orari ajrimit. Gardianët kanë shkuar për të udhëhequr të burgosurit në qeli, por kanë konstatuar se Luca mungonte.

Menjëherë është dhënë alarmi dhe patrulla të shumta karabinierësh dhe policie janë vënë në lëvizje për të gjetur 34-vjeçarin, që dyshohet se është pritur nga dikush me makinë jashtë mureve të burgut.

Kjo është hera e dytë që Luca arratiset nga burgu dhe agjentët e kanë konsideruar aktin e tij sa spektakolar aq edhe akrobatik./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono