“Feja e shqiptarit është Shqiptaria”
Analizë mbi lirinë fetare në Shqipëri nga Thomas Patrick Melady
17 gusht 2012 13:40
“Në 100 vjet shtet, shqiptarët krah për krah me pragmatizëm fetar”. Në një analizë mbi lirinë fetare në Shqipëri, Thomas Patrick Melady, Profesor në Institutin e Politikave Botërore në Uashington dhe ish-ambasador i SHBA në Vatikan, vlerëson maksimalisht një nga karakteristikat e kulturës dhe traditës shqiptare, tolerancën. Në këtë analizë profesori amerikan thekson se ky aspekt historik dhe i mishëruar në kulturën Shqiptare shërben si një shembull i lirisë fetare për vendet e tjera me popullsi kryesisht myslimane.