Spanjë: Punëtorëve do t’u zbritet paga për kohën shtesë që shpenzojnë për kafe apo cigare

13:02 | 13/02/202013:020

Një kompani portugeze në Spanjë “GALP” filloi të llogariste kohën e punonjësve që kalonin jashtë ambienteve të punës, përfshirë për kafe dhe cigare.

Me këtë rast Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të kësaj kompanie.

Sindikata për mbrojtjen e punëtorëve në Spanjë ka për bërë apel në gjykatë për të rishikuar këtë vendim, megjithëse zyrtarët janë shprehur se nuk do të vlejë për të gjitha kompanitë.

Zbritja në pagë për pauzat e shkurta të punonjësve, do të diskutohet mes sindikatave dhe punëdhënësve.

Sipas kompanisë, monitorimi kërkon të parandalojë shfrytëzimin e punëtorëve dhe të rrisë fleksibilitetin në orët e punës.

Nëse vendimi nuk arrin të dalë në favor të punëtorëve, kompania do të detyrohet të llogarisë pushimin në pagë të tyre./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono