Spanja heq gardhet kundër emigrantëve


23:05 | 14/06/2018

Spanja ka deklaruar se do të heqë gardhet kundër emigrantëve në enklavat e saj në kufi me Marokun. Ministri i ri i Brendshëm e ka deklaruar se nuk do të lejojë më përsëritjen e akteve të dhunës në kufi.

Ministri i ri i Brendshëm i Spanjës ka deklaruar se do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për të hequr gardhin me tela me gjemba, që ndan Marokun nga enklavat spanjolle Seuta dhe Melija. Zonat në fjalë, që ndodhen në bregun mesdhetar të Marokut, janë kthyer në një magnet për emigrantët afrikanë që kërkojnë një jetë më të mirë në Europë. Shpesh herë, ata që tentojnë të kalojnë gardhin e lartë 6 metra pësojnë lëndime për shkak të gjembave në formë spiraleje. Fernando Grande Marlaska, një gjyqtar që më herët gjatë muajit mori postin e ministrit të Brendshëm, ka deklaruar se do të kërkojë mënyrën më pak të dhunshme për të garantuar sigurinë kufitare. “Do të bëj çdo gjë që është e mundur që ato gardhe të hiqen. Është një nga prioritetet kryesore të mia”, ka deklaruar Marlaska. Ai ka shtuar se, do të punojë për t’i ndaluar emigrantët përpara se të arrijnë perimetrin e enklavave iberike. “Mund të veprojmë më parë, në pikën e origjinës, por gardhin nuk mund ta lejojmë. Është e papranueshme të shohësh njerëz të hidhen mbi tela”, ka shtuar ministri. Kryqi i Kuq spanjoll ka deklaruar se që nga fillimi i vitit 25 emigrantë janë trajtuar për plagët e mara nga telat prerës, 10 prej të cilëve kanë patur nevojë për mjekim të specializuar. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono