Sot zhvillohet samiti i Berlinit

15:48 | 29/04/201915:480

Nis në Berlin samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, thirrur me ftesë të kancelares Merkel dhe Presidentit francez Macron.

Raportet e fqinjësisë në Ballkan si dhe kërkesa për vijimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të jenë temat më kryesore gjate diskutimeve në këtë samit.

Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Ndërsa Kosova nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Serbia  dhe Mali i Zi gjithashtu do të përfaqësohen nga Presidenti dhe kryeministri.

Ndërsa Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet nga kryeministri Zaev. Takimi i parë i këtij samiti është mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Më pas Merkel do të zhvillojë një bisedë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që do të pasohet nga një tjetër bisedë dypalëshe mes saj dhe presidentit Macron e që më pas do t’ia lërë vendin konferencës së përbashkët për shtyp në 17:30.

Më pas takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe shefja e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe Komisioneri Johanes Hahn do të nisë rreth orës 17:45 dhe parashikohet të zgjasë deri në orën 19:30. Brenda kësaj kohe, sipas axhendës së siguruar nga mediat kosovare, pritet të ketë edhe një darkë pune.

Ndërkohë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Mogherini, deklaroi se nëse Kosova do të heqë taksën e vendosur ndaj mallrave serbe, dialogu do të riniste të nesërmen./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono