Sot Shorti i Champions League, çfarë duhet të dini

08:36 | 16/12/201908:360

Champions League do të rikthehet në shkurt, por sot do të hidhet shorti për të mësuar çiftet në fazën e 1/16-ve. Në Nyon të Zvicrës, pres orës 12:00 do të hidhet shorti, ndërkohë që janë disa rregulla të përcaktuara që më parë, ku theksohet se skuadrat nga i njëjti kampionat nuk mund të përballen mes tyre në këtë fazë të Champions League.

Gjithashtu nuk do të ketë sfida mes ekipeve që më parë ishin në një grup së bashku. E përcaktuar është që ekipet e vazos së parë do t’i luajnë në shtëpi ndeshjet e kthimit, që janë programuar të zhvillohen më 10, 11, 17 dhe 18 mars. Takimet e para  luhen më 18, 19, 25 dhe 26 shkurt. Ndeshjet nisin si zakonisht prej orës 21:00. Shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet hidhet më 20 mars.

EKIPET E KUALIFIKUARA NË CHAMPIONS LEAGUE
VAZO 1: Barcelona (Spanjë: Grupi F), Bayern Munchen (Gjermani: Grupi B), Juventus (Itali: Grupi D), Leipzig (Gjermani: Grupi G), Liverpool (Angli: Grupi E), Manchester City (Angli: Grupi C), Paris Saint-Germain (Francë: Grupi A). Valencia (Spanjë: Grupi H)

VAZO 2: Atalanta (Itali: Grupi C), Atletico Madrid (Spanjë: Grupi D), Chelsea (Angli: Grupi H), Dortmund (Gjermani: Grupi F), Lyon (Francë: Grupi G), Napoli (Itali: Grupi E), Real Madrid (Spanjë: Grupi A), Tottenham Hotspur (Angli: Grupi B). /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono