Sormani e nis me një surprizë të madhe, rreshtimet në Korçë

16:02 | 21/01/202016:020

Adolf Sormani e nis me një surprizë në formacion kundër Skënderbeut. Italiani ka zgjedhur në mesfushë Besnik Feratin, të riun që Partizani as e federoi në pjesën e parë të kampionatit. Mesfushori shqiptar nga Maqedonia do të luajë krah Telushit dhe Brojës.

Sa i takon rreshtimit të Skënderbeut, Elezi ka fituar pikë gjatë fazës përgatitore dhe me Taipin do luajë në mesfushë. Në linjën e majtë të mbrojtjes aktivizohet Eni Imami, prurja e vetme e korçarëve në merkaton e janarit.

Formacioni i Skënderbeut: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Taipi, Elezi, Ndecky, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

Formacioni i Partizanit: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Ferati, Bardhi, Çinari, Solomon. Trajner: Renaldo Kalari

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono