Solana: Marrëveshja e Prespës, shpresë për konfliktet e tjera në rajon

19:10 | 22/09/2018

Ish shefi për politikë të jashtme në Bashkimin Europian Havier Solana u shpreh se nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë është një shpresë për konfliktet e tjera në rajon.

Në një editorial për “Project Sindicate” ish-shefi për Politika të Jashtme të Bashkimit Europian, Havier Solana është shprehur për referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni për çështjen e emrit. Solana thekson rëndësinë e kësaj marrëveshje për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tjera dypalëshe.

Marrëveshja e Prespës, shkruan ndër të tjera Solana, ofron një model të qëndrueshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet edhe diku tjetër, sepse ajo përmban një qasje gjithëpërfshirëse për të zgjidhur konfliktet në bazë të një premtimi të përfitimeve të përbashkëta afatgjata. Ai jep shembullin e nenit 15 të traktatit me Greqinë i cili i referohet bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, teknologjisë etj.
Solana nënvizon se kjo marrëveshje e palëve me një mosmarrëveshje të gjatë është një frymëzim për një rajon që mbetet i ngatërruar në mosmarrëveshjet e bllokuara mbi identitetet etnike dhe kombëtare. Ballkani – dhe jo vetëm Ballkani – ka nevojë për një narrativ të ri të bazuar në prioritetet e vërteta të popullit, pikërisht atë që parashikon Marrëveshja e Prespës”, vijon ish-kreu i diplomacisë evropiane.
Si shembuj Solana përmend mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe tensionet politike në Bosnjë dhe Herzegovinë dhe në Republikën Sërpska.

Por, sipas Havier Solanës, nëse “java përfundon siç duhet”, domethënë nëse marrëveshja pranohet nga qytetarët në Maqedoni, kjo do të rijapë shpresë për rajonin. Për Solanën, Marrëveshja e Prespës, nëse kalon, do të nënkuptojë gjithashtu kundërshtimin e “kthesës globale ndaj shovinizmit”. Havier Solana e përshëndet udhëheqjen dhe guximin e dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras duke përmendur se ata përballen me sulme të forta nga opozita në vendet e tyre./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono