Socialistë dhe opozitarë, betohen deputetët e rinj në Kuvend

10:15 | 16/05/2019

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme nisi me betimin e deputetëve të rinj. Kandidatë të tjerë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë betuar në Kuvend.

Ata janë: Vasil Sterjovski; Edmond Stojku dhe Suzana Topi nga LSI dhe Halit Valteri, Selami Janishehu, Besnik Troplini, Krenar Rryçi, Kostaq Papanga PD.

Po ashtu betime për deputetë të rinj ka pasur edhe në radhë të socialistëve që zëvendësojnë të larguarit që kanë vendosur të kandidojë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 Qershorit. Deputetët socialistë që u betuan sot janë: Eljo Hysko, Adriana Jaku, Florenc Spaho dhe Ardit Konomi. Deri tani numri i deputetëve në Kuvend shkon 121./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono