Sneijder e mbyll me futbollin, zbulohen yjet e ndeshjes së lamtumirës

12:39 | 25/12/201912:390

Wesley Sneijder e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Triumfues me Interin e famshëm të tripletës, holandezi ka programuar një ndeshje lamtumire dhe tashmë dihen edhe detajet. Më 3 qershor, në Utrecht, do të zhvillohet ndeshja, ku do të marrin pjesë shumë ish-futbollistë.

“Do të jetë një ndeshje midis një ekipi me lojtarë të kombëtares holandeze, kurse në ekipin tjetër do të jenë lojtarë me të cilët kam luajtur me ta në klube të ndryshme”, ka zbuluar për De Telegraaf Sneijder, i cili e ka mbyllur karrierën në Katar, ku u aktivizua për dy sezone me Al Gharafa.

Holandezi ka zbuluar edhe ata që do të jenë të ftuar në këtë ndeshje: Julio Cesar, Javier Zanetti, Samuel Eto’o, Cristian Chivu, Marco Materazzi, Dejan Stankovic, Esteban Cambiasso dhe Diego Milito. Ndërkohë De Telegraaf ka publikuar edhe emrat e lojtarëve të Holandës që do të jenë.

Clarence Seedorf, Patrick Kluivert, Edgar Davids, Arjen Robben, John Heitinga, Dirk Kuyt, Nigel de Jong, Khalid Boulahrouz, André Ooijer, Mark van Bommel dhe Giovanni van Bronckhorst do të jenë në fushë në takimin e lamtumirës së Sneijder.

Mesfushori e ka nisur karrierën si profesionist te Ajax, për t’u transferuar te spanjollët e Real Madrid. Nga aty kaloi tek Interi dhe në vitin 2010 ishte shumë pranë fitimit të “Topit të Artë”, pasi shkoi në finale në Kupës së Botës dhe fitoi Champions League, Serie A dhe Kupën e Italisë. Pas eksperiencës me zikaltrit u aktivizua edhe në Turqi me Galatasaray dhe në Francë me Nice. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono