Smajlaj denoncon arbitrat e Europianit: Është manipuluar rezultati

18:01 | 09/08/2018

Renditja i gjashti në Kampionatin Europian të Atletikës ka lënë të pakënaqur Izmir Smajlajn. Sportisti i kërcimit së gjati pretendon se i është manipuluar rezultati nga arbitrat e garës.

Izmir Smajlaj e mbylli në vendin e gjashtë garën në Kampionatin Europian të Atletikës që po zhvillohet në Berlin, por për sportisin e kërcimit së gjati rezultai i tij është maipuluar. Smajlaj thotë për TV se kjo ka ndodhur në një nga provat në garën finale dhe për këtë është informuar edhe Federata Ndërkombëtare e Atletikës. Izmir Smajlaj ka publikuar një video dhe një foto të kërcimit të tij në facebook.

Izmir Smajlaj, Sportist i kërcimit së gjati:Më vjen keq që në Gjermani bëhen manipulime rezultatesh ku u pa dukshëm që kërceva mbi 8 metra. Unë kërkova rezultatin tim ashtu siç shikohet edhe në video. Denoncimi ëhstë bërë në isntitucionet më të larta nga unë dhe Federata e Atletikës. Shpresoj që të gjihjet sa më shpejt e vërteta e nëse jo do ta vazhdoj në proçese gjyqësore”.

Izmir Smajlaj thotë se në këtë mënyrë e ka dëmtuar moralisht për qenë në zonën e medaljve. Smajlaj është kampion në fuqi i Europës në salla të mbyllura sukses që e arriti në Beograd vitin e kaluar. Nga sportistët shqiptarë duhet të garojë në Kampionatin Europian edhe Luiza Gega, e cila të premten do të zhvillojë garën kualifikuese në 3000 metra me pengesa. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono