Skulptori Kristo Krisiko vjen pas 25 vitesh në Tiranë me ekspozitë

19:32 | 21/12/201819:320

Rikthehet pas 25 vitesh skulptori Kristo Krisito, i cili e zhvillon jetën artistike në Greqi me ekspozitën personale prolog, epilog.  Artistë në zemër të krijmtarisë ka femrën në formë realiste dhe abstrakte.

Skulptori Kristo Krisito rikthehet pas 25 vitesh me  ekspozitë personale, aty ku e nisi në Universitetin e Arteve. Në zemër të krijmtarisë së tij skulptori ka vënë gjithnje femrën. Ky emocion shfaqet që herët, fillimisht në ciklin e disa pikturave të prezantuara për herë të parë në galerinë FAB, që i përkasin viteve ’70. Skulptori sjell të inkuadruar edhe studion siç e ka lënë para se të largohet në vitet ‘70 dhe aty vihen re shenjat e abstarksionizmit në skulpturë. Kësaj here, ai sjell një këndvështrim tjetër të femrës me prezantimin e këtyre punimeve. Skulpturat Kristokane, herë-herë të sjellin në mendje skulptorin e njohur botëror Henri Mure.

Megjithëse integrimi në jetën artistike në Greqi nuk ka qenë e lehtë, tashmë ai është anëtar i skulptorëve të Greqisë dhe veprat e tij janë të vendosura në sheshet e Athinës. Në sallën qendrore bie në sy vepra në qeramikë dedikuar BKSH-së ku prezantohen profile dhe portrete të rinjsh e të rejash shqiptare, ku shtrirja ndihej se ishte e gjatë në kohë. Premierë e artistit Kristo Krisiko. Por artisti në anën tjetër kishte një mister antik të krijuar nga pluhuri i harresës edhe nga vetë artisti. Veprat e Kristo Krisikos do të ekspozohen në galerinë FAB deri më 9 Janar 2019. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono