Skualifikohet nga gara për në gjykatën e lartë Theodhori Sollaku

08:58 | 23/10/201908:580

Ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku është përjashtuar nga gara për Gjykatën e Lartë. Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka përjashtuar Sollakun për arsyen se në vitin 2007 është shkarkuar si kryeprokuror. Ish-kryeprokuroprii tha për Abc News se pasi të marrë vendimin e zbardhur, do të vendosë nëse do ta ankimojë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor skualifikon nga gara për Gjykatën e Lartë kandidatin Theodhori Sollaku. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar pasditen e të martës, pas verifikimit   të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatit nga radhët e juristëve të spikatur.

Burime nga qeveria e gjyqësorit konfirmuan se arsyeja e skualifikimit të avokatit Sollaku ka qenë shkarkimi i tij si Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2007, nga ish-kryeministri Berisha. Sipas ligjit kandidati ka të drejtën e ankimimit të vendimit në  Gjykatën Administrative të Apelit brenda 5 ditëve nga zbardhja e vendimit.

I kontaktuar nga ABC News Theodhori Sollaku është shprehur se pasi të njihet me vendimin e arsyetuar atëherë do të vendosë nëse do të bëj ankimim. Nëse Gjykata Administrative e apelit vendos në favor të kandidatit të skualifikuar atëherë KLGJ duhet ta rikthejë në garë.

Kjo është faza e dytë e verifikimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Një muaj më parë KLGJ skualifikoi 14 nga 22 kandidatët në garë për tre vendet vakante nga rradhët e anëtarëve jo gjyqtarë.

Ndërkohë nga skualifikimet e fazës së parë kandidati Jordan Daci e ka ankimuar në gjykatën administrative të Apelit vendimin e KLGJ.  Ish prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku ishte një nga 8 kandidatët e përzgjedhur për fazën e dytë.

Gara për 3 vende në Gjykatën e Lartë do vijojë për 7 kandidatët e tjerë nga radhët e juristëve të spikatur Jetmira Rragami, Ervin Pupe, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda, Rezarta Melo, dhe Ardita Buna Alsula./ABC News Albania 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono