Skuadra e Teutës ka nënshkruar me sulmuesin malazez

23:32 | 24/06/201923:320

Skuadra e Teutës ka zgjidhur problemin e sulmit pasi ka nënshkruar me sulmuesin malazez Darko Nikaç. Durrsakët janë gati për ndeshjen ndaj Ventspils në Europa League

Skuadra e Teutës do të luajë ndaj Ventspils në turin e parë të Evropa League dhe skuadra po përgatitet maksimalisht për të qenë gati.  Durrsakët kanë zyrtarizuar sulmuesin 28 vjeçar Darko Nikacc që aktivizohej në kampion malazez. Në gjysmën e sezonit aktual, bomber ka shënuar 12 gola. Nikacc do të zëvendësoje të larguarin Amadou Latif.

Ka firmosur sot paradite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Darko Nikaç është përforcimi i gjashtë zyrtar për skuadrën durrsake. Sulmuesi 28-vjeçari nga Podgorica e Malit të Zi, luante që nga janari i këtij viti, me Iskran në kampionatin e vendit të tij, teksa në 17 takime, ka shënuar edhe plot 12 gola, është njoftimi i skuadrës së Teutës.

Sa i përket të ardhmes së Sherif Kallakut, klubi durrsak ka publikuar reagimin e vetë futbollistit që hedh dritë mbi të ardhmen.

Unë kam një kontratë me Teutën dhe për një sezon dhe do e respektoj deri në fund të tjerat i di klubi ndaj nuk është se më tërheq ideja për tu larguar nga Teuta por dua të jap më të mirën për këtë ekip. Do më shihni tek Teuta, ekipi im i zemrës ekipi që më ka dhuruar shumë kënaqësi dhe emocione. Unë e ndjej veten durrsak dhe do bëj ç’është e mundur për Teutën dhe sport dashësit durrsak“, thekson Sherif Kallaku./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono