Skuadra e Barcelonës dhe Interit shkëmbime mes tyre

23:50 | 24/06/201923:500

 

Skuadra e Interit dhe Barcelonës mund të shkëmbejnë dy mesfushorët Naingolan-Vidal. Të dy lojtaret nuk janë pjesë e planeve në skuadrat respektive dhe nisja e një aventure të re do të ishte me produktive

Drejtuesit e skuadrës së Interit po punojnë për të ndërtuar një skuadër konkurruese me Juventusin për sezonin e ardhshëm. Zi-kalterit kanë në dispozicion shumë të konsiderueshme për të nënshkruar me futbollistë të kalibrit boteror. Trajneri Antonio Konte ka përpiluar listën me lojtarët që dëshiron të shoh në San Siro. Raxha Naingolan  nuk është në planet e trajnerit Antonio Konte dhe pritet të largohet nga skuadra italiane.

Orët e fundit aludohet për një shkëmbim mes belgut Naingolan dhe kilianit Arturo Vidal i cili luan për skuadrën e Barcelonës. Të dy lojtarët nuk mund ti thonin jo një transferimi të tillë pasi nuk gëzojnë raporte të mira në skuadrat respektive. Ish mesfushori i skuadrës së Romës ka një kontratë deri në vitin  2022 me skuadrën e Interit dhe përfiton 4.5 mln euro në sezon.

Sa i përket Vidalit, mesfushori përfiton dyfishin e futbollistit zi-kalter, plot 9 mln euro në sezon , një shifër tejet e lartë për arkat e klubit zi-kalter.

Për kalimin e Vidal në Milano mund të ndikojë edhe trajneri Antonio Konte i cili e konsideronte si një nga pikat kyçe tek skuadra e Juventusit ku fituan tre tituj kampion radhazi. Strategun Italian dhe mesfushori amerikano latin mund të ribashkohet serish, por kësaj radhe tek rivalet e përbetuar të Juventusit.

Sa i përket skuadrës së Barcelonës, katalanasit nuk janë të kënaqur nga rendimenti i Vidal dhe mund të pranonin lehtësisht në skuadër Naingolan i cili do të përforconte jo pak repartin difensiv./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono