Skënderbeu synon të dalë nga kriza

16:40 | 15/12/2018

Skënderbeu kërkon kthesën e rezultateve në Superligë, me një fitore ndaj Luftëtarit. Trajneri Shehi mbetet me besim, por dyshimet janë të mëdha nëse kampionët do të mund të jenë sërish pretendentë.

Ishte fundi i Tetorit, me kampionët në kulmin e tyre. Skënderbeu sapo kishte mundur Partizanin në kryeqytet dhe ishte ngjitur në krye të renditjes së Superligës, veçse u desh pak kohë që shumëçka të shkonte për keq. Disa rezultate negative radhazi bënë që korçarët të mbeteshin prapa Partizanit, madje të rrezikohen për t’u kaluar nga Kukësi apo Teuta, duke vënë në rrezik Europën. Presidenti Takaj sikur e kishte parandjerë që pas fitores ndaj Partizanit, kur tha këto fjalë.

“Këta janë çuna të rinj dhe të rrinë me këmbë në tokë. Duhet t’i marrin ndeshjet një nga një, duhet të jenë seriozë deri në fund sepse kampionati do të ketë eksperiencë. Kemi 3-4 lojtarë me eksperiencë që janë të rëndësishëm për Skënderbeun, edhe këta të rrinj duhet të ambientohen”, tha Takaj.

Skënderbeu sot është në prag të ndeshjes ndaj Luftëtarit, për javën e 17-të të Superligës, dhe dyshimet për ekipin janë të mëdha. Takaj madje zhvilloi mbledhje me ekipin, dhe thuhet se pati kritika, ndërsa ka edhe dyshime se kampionët nuk po japin maksimumin për shkak të përjashtimit nga Europa, që mund të mbetet në fuqi. Po ashtu, përflitet se harmonia në ekip nuk është ajo më e mira, edhe për shkak të largimit të shumë lojtarëve me përvojë. Trajneri Orges Shehi, hedh poshtë dyshimet, madje e sheh gjendjen me pozitivitet, ndonëse do të ketë mungesat e Krasniqit të dëmtuar dhe Ditës së pezulluar.

“Mbledhjet nuk janë për të gjetur fajtorin apo për të goditur dikë. Unë mendoj që pas rezultateve jo të mira janë normale dhe mblehdje të tilla. Unë përgjigjen e lojtarëve e kam marrë prej kohësh. Nuk ka krizë për atë çka shohim ne. Ndoshta brenda tyre mund të ketë diçka, por për atë që shohim në fushë nuk besoj se ka krizë”, tha Shehi.

Barazimi i Partizanit me Kukësin bëri që Skënderbeu të ketë mundësi të afrohet sërish me kreun.

“Na ka ardhur siuata që duhet me fituar patjetër. Duhet me dhënë jo 100%, por 120% për këtë ndeshje. Na interesoi ai barazim. Na jep mundësi që të rikuperojmë pikët, kështu që duhet të japim maksimumin nesër, për të marrë maksimumin”, u shpreh Shehi.

Skënderbeu ka 30 pikë dhe është në vend të tretë në renditjen e Superligës, 6 pikë poshtë Partizanit, që tashmë e luajti ndeshjen e tij të kësaj jave./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono