Skënderbeu merr Emiliano Vilën, që u largua nga Partizani

16:14 | 13/01/2018

Skënderbeu ka marrë një tjetër përforcim në skuadër. Emiliano Vila, ish-lojtar i Partizanit, është bashkuar me kryesuesit e Superligës, nga të cilët pritet të largohen dy futbollistë.

Dy vjet më parë i shënoi një gol që desh e mori në qafë.

Emiliano Vila, gjithsesi, sot është veshur me fanelën që mundi në 2016 dhe së cilës deshi t’i merrte titullin kampion, pra atë të Skënderbeut.

Mesfushori sulmues 29-vjeçar, i shpallur i padëshiruar nga Partizani pak ditë më parë, nuk vonoi për të gjetur ekipin e ri të karrierës, madje gjeti më të mirin e mundshëm.

Durrsaku firmosi kontratë 1.5-vjeçare me kryesuesit e Superligës, ndërsa më herët është afruar sulmuesi i ri kavajas, Blerim Krasniqi, por besohet se pritet edhe një sulmues tjetër.

Gjithsesi, nga Skënderbeu mund të ketë edhe largime.

Ata që flitet se janë thuajse gati për të ikur janë Bajram Jashanica dhe Bakari Nimaga.

Destinacioni nuk është I sigurt, pasi përveç ekipeve nga Rusia apo Turqia, mund të ketë edhe nga Belgjika.

Në pikëpyetje është edhe mesfushori Afrim Taku, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk është kthyer ende.

Përsa I përket përgatitjeve në Antalia, formacioni I trajnerit Ilir Daja I vazhdoi me miqësoren ndaj një emri të madh si Beshiktashi.

Sfida u humb me shifrat 2-3, por korçarët bindën të paktën me lojën sulmuese.

Soue dhe Lilaj shënuan në portën e skuadrës së shquar që ndodhet në vendin e katërt në Superligën turke këtë sezon, ndërsa ka 20 tituj kampion.

Pavarësisht nga pësimi I tre golave, Daja u shpreh i kënaqur pas ndeshjes, për paraqitjen e futbollistëve të tij./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono