Skënderbeu me ndryshime në Ligën e Europës


18:51 | 06/12/2017

Skënderbeu nuk do të ketë formacionin e zakonshëm titullar në ndeshjen që do të luajë në Zvicër për Ligën e Europës. Trajneri Daja do të provojë disa lojtarë të rinj, ndërsa do të kërkojë rezultat pozitiv ndaj Jang Bojsit.

Nuk do të shkohet për shëtitje edhe pse jo në maksimum.
Skënderbeu do ta luajë jashtë fushe ndeshjen e fundit të Ligës së Europës, atë në fushën e Jang Bojsit.
Tashmë i eleminuar pavarësisht fitores së ndeshjes së fundit ndaj Dinamos së Kievit, ekipi korçar do të përpiqet t’i bëjë një mbyllje pozitive aventurës kontinentale, ku që tani ka vendosur një rekord të ri shqiptar me 5 pikë të fituara në fazën e grupeve.

Trajneri, Ilir Daja, duket se e ka përcaktuar formacionin e sfidës në Zvicër dhe ai pritet të ketë të paktën tre ndryshime nga ai i zakonshmi.
Në mbrojtje besohet se do të jetë titullar Aliti, që do të zëvendësojë kroatin Marko Radash në qendër të repartit difensiv.
Edhe Osmani, lojtar i rëndësishëm dhe me përvojë, nuk pritet të jetë përpara mbrojtjes dhe Daja do të duhet të ndryshojë skemën në 4-3-3.
Mesi i fushës do të mbulohet nga treshja Taku-Lilaj-Nimaga, ndërsa një risi do të ketë edhe në sulm.

Lojtari kryesor ofensiv, Ali Soue, është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë, ndaj si qendërsulmues do të jetë Xhejms, ashtu si ndaj Kukësit në Superligë.
Në formacion pritet të luajë Sahiti, zëvendësuesi i Liridon Latifit, i cili deri më sot, më së shumti ka qenë në rolin e zëvendësuesit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono