Skënderbeu, klubi mendon rinovimet

23:12 | 28/06/2019

Skuadra e Skënderbeut ende nuk ka zyrtarizuar blerjen e parë për këtë merkato verore pasi pret vendimin e gjykatës së arbitrazhit sportiv në Lozane. Gjithsesi kjo nuk e ka penguar skuadrën korçare të mendojë për rinovime pasi është maksimalja që drejtuesit mund të bëjnë në një situatë të tillë.

Përtej lojtarëve si Radas apo Vangjeli, edhe portierë Aldo Teqja është një futbollist i lirë pasi i ka përfunduar kontrata me juglindorët. Nga kjo situatë pritet të përfitojë skuadra e Luftëtarit por Skënderbeu ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Kujtojmë që portieri Teqja kishte besimin e trajnerin Orges Shehi pasi ka luajtur jo pak herë si titullar.  24 vjeçari pritet të vendosë pas datës 12 korrik për të ardhmen e tij pasi fillimisht në skuadër do të njihen me vendimin e KAS  pasi strategjia e merkatos për korçarët është e varuar nga verdikti final i gjykatës së arbitrazhit sportiv./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono