Skënderbeu ka mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0

22:14 | 16/03/2019

Skuadra e Skënderbeut ka mundur Kukësin në kryendeshjen e javës së 25 të kategorisë superiore. Bruno Dita vendosi fatet e takimit me golin e shënuar në fillimin e lojës. Në rast se Partizani fiton ndaj Teutës, titulli kampion mund të cilësohet si një kapitull i mbyllur për skuadrën e trajnerit Armando Cungu.

Skënderbeu nuk ka zhgënjyer në kryendeshjen e javës së 25 të kategorisë superiore pasi ka mundur Kukësin me shifrat minimale 1-0. Goli i Bruno Ditës në minutën e 5 të takimit i dha tre pikë korçarëve që rikthehen te rezultatet pozitive. Pervan lëshon një goditje të forte me topin që ndalet në shtyllë dhe me pas përfiton Bruno Dita që realizon me portën e boshatisur.

Një goditje e rëndë për kukësin qe mund të dalë nga lufta për titullin kampion, nëse Partizani fiton ndaj Teutës pasi diferenca do të zgjerohej në 9 pikë. Në këtë takim nuk munguan as kartonat e kuq me Skënderbeun qe mbeti me 10 lojtarë në minuten e 78 të takimit.

Leonit Abazi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Maliqit. Gjithsesi Skënderbeu rezistoi edhe me një lojtar më pak dhe në fund doli me tre pikë ndaj një rivali që nuk po tregon vazhdimësinë. Skënderbeu tashmë ngjitet përkohësisht në vendin e 4 në kuotën e 37 pikëve ndërkohë që Kukësi mban vendin e dytë me 44 pikë. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono