Skënderbeu del bllof ndaj Teutës, korçarët u mundën në shtëpi

21:30 | 01/12/2018

Skuadra e Skënderbeut nuk ruan dot hapin e Partizanit kryesues. Korçarët u mposhtën në shtëpi 1-0 nga skuadra e Tetuës dhe tashmë e sheh veten 4 pikë larg Partizanit.

Skenderbeu del bllof ndaj Teutës. Korçarët nuk ia dolën të ruanin hapin e Partizanit dhe u mposthën me shifrat 1-0 perballe durrsakëve. Edhe pse Teuta luajtu në pjesën më të madhe të lojës me 1 lojtar më pak, Skënderbeu nuk arriti të marrë një rezultat pozitiv. Korçarëve iu anulluan 3 gola, dy për pozicion jashtë loje dhe një për faull në sulm. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e ‘33 me autor Kamaran. Afrikani finalizon në gol një aksion model të durrsakëve duke kaluar në avantazh skuadrën e tj. Në fundin e pjesës së parë, Muzaka fiton një 11 metërsh pas ndërhryjes së Beqjas i cili ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Penalltinë e ekzekuton Fidan Aliti, por portier Hidi bën mrekullinë.  Fillimi i pjesës së dytë nis me Skënderbeun në sulm. Muzaka gjuan drejt portës, topi përplaset në këmbët e Alitit i cili e shtyn topin drejt rrjetës, por gjyqtari e anullon për pozicion jashte loje.

Një tjetër gol i anulluar për Skënderbeun në minutë e 62.  Realizon Muzaka, por goli anullohet për një faull në sulm. Pjesën e mbetur të lojës e kontrollon Skënderbeu, por pa mundur të gjejë golin e barazimit. Korçarët humbin mundësinë për të ruajtur hapin e Partizanit që tashme e sheh veten katër pikë larg korçarëve. Kjo ishte humbja e parë e Skënderbeut në këtë sezon në shtëpinë e vet. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono