Skenari i pabesueshëm, Milani mund të përfundonte keq!

09:56 | 10/10/201909:560

Zgjedhja e drejtuesve të Milanit për t’i besuar pankinën Stefano Piolit nuk është pritur mirë nga tifozëria kuqezi. Shumica kanë shpërthyer në kritika, ndërsa ka edhe nga ata që duan ta shohin trajnerin e ri në aksion.

Ivan Gazidis, i cili mban postin e administratorit të deleguar të “Djallit”, i pranon kritikat, por tifozët duhet të durojnë. Gjatë prezantimit të trajnerit të ri, afrikano-jugori thekson sakrificën e madhe të drejtuesve dhe konfirmon ambiciet për të rikthyer Milanin aty ku e meriton.

E kuptojmë zhgënjimin e tifozëve tanë, por kemi nisur një rrugëtim. Na është dashur të shpëtojmë Milanin nga falimentimi, pra nga rënia në Kategorinë D. Po punojmë me pasion dhe tifozët të jenë të sigurt që duam të rikthehemi në majë”, thekson Ivan Gazidis. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono