Skemat e sfidës Liverpool-Chelsea mbrëmjen e sotme

12:35 | 14/08/2019

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet në Stamboll finalja e superkupës së Evropës, Liverpul-Chelsea. The reds janë favorit përballë londinezëve të cilët kërkojnë suksesin e parë nën drejtimin e trajnerit Lampard.

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet finalja e superkupes së Evropës Liverpool-Chelsea. The reds fituan ligen e kampioneve ndërkohë që blutë e Londrës Europa Leage. Është hera e parë që dy skuadra angleze do të përballen në finalen e superkupës së Evropës.

Liverpool kërkon të fitojë për herë të katër këtë trofe dhe e nisin sfidën si favorit ndërkohë që Chelsea e ka fituar vetëm një herë këtë trofe. Përballja e sotme në Stamboll mes Chelseat dhe Liverpoolit do të jetë e 11 në kompeticionet evropiane.

Në radhët e Liverpool do të mungojë portieri Alison i dëmtuar në sfidën e kampionatit anglez ndaj Noruiç ndërkohë që në radhët e Chelseat janë në dyshim Rudiger dhe Uilliam. Por si pritet të luajnë dy skuadrat angleze në këtë takim.

Trajneri Jurgen Klop do të hedhë në fushë formacionin 4-3-3. Në portë Adrian. Në mbrojtje Dahjk Matip Robertson dhe Arnold. Në mesin e fushës Milner, Fabinjo dhe Henderson. Ndërkohë që faza sulmuese do të plotësohet nga treshja Salah Firminjo dhe Mane.

Në radhët e Chelseat, trajneri Frenk Lampard pritet të luajë me skemën 4-2-3-1. Në portë Kepa, në mbrojte Azpilikueta, Zouma, Kristensen dhe Alonso. Në mesin e fushës Kovaçiç dhe Zhorzhinjo ndërkohë që Pedro, Pulisiç dhe Maunt do të vendosen në mbeshtetje të sulmuesit shtat lart Zhiru.

Chelsea synon trofeun e parë nën drejtimin e legjendës së klubit, Lampard ndërkohë që Liverpool kërkon suksesin e radhës në Europë./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono