Skema e re për qumështin, Çuçi thirrje fermerëve

14:40 | 27/04/201914:400

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuci u bën thirrje fermerëve të aplikojnë për të përfituar nga skema e re subvencionuese për qumështin. Pak javë më parë qeveria miratoi rimbursimin 10 lekë për një litër qumësht.

Kjo fabrike përpunimi grumbullon qumësht kryesisht nga zonat e Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Cuci pasi u njoh me investimin e kryer i bëri thirrje fermerëve që tregtojnë qumësht të aplikojnë për të përfituar rimbursimin prej 10 lekë për litër.

“Besoj se edhe fermerët me të cilët punoni ju, do të jenë pjesë e skemës që ne miratuam për të rimbursuar me 10 lekë çdo litër qumësht të shitur. Unë gjej rastin t’u bëj edhe njëherë thirrje fermerëve që të vijnë pranë zyrave të AZHBR apo zyrave të Bujqësisë që të regjistrohen për të marrë rimbursimin”.

Vitet e  fundit industria e përpunimit të qumështit në vend ka njohur rritje. Sipërmarrësit e këtij sektori kanë kryer investime qindra milionë euro. Në Shqipëri prodhohen rreth 1.1 milion ton qumësht, ndërsa e gjithë industria qarkullon në vit rreth 600 milionë euro. Aktualisht ka kompani shqiptare që eksportojnë djathin ‘Made in Albania’ deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono