Skandali i 100 pasaportave, shkarkohet Konsulli i Janinës. Masa për ambasadoren

11:00 | 20/03/2019

Lirohet nga detyra Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Janinë, Pervin Gjikuria, ndërsa është vendosur masë disiplinore ndaj ambasadores Ardiana Hobdari. Lajmi është konfirmuar për Abc News nga burime zyrtare pranë Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme. Ky vendim është marrë pasi Komisioni hetimor i ngritur nga Ministria e Jashtme ka konstatuar se konsulli shqiptar ne Janinë ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me detyrën. Bëhet fjalë për skandalin e zhdukjes së 100 pasaportave të shtetasve shqiptarë, që po dërgoheshin nga Ministria jonë e Jashtme, në Athinë. Ambasadorja shqiptare në Athinë Ardiana Hobdari është pezulluar përkohësisht. Vendimi për të, të do të merret pas disa ditësh, kur Komisioni hetimor të ketë përfunduar të gjitha verifikimet e nevojshme./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono