Skandal! Tifozët e Bayern-it sulmohen dhe gjakosen në Pire!

19:45 | 22/10/201919:450

Ndeshja mes Olimpiacos dhe Bayern Munchen është shumë delikate për të dyja skuadrat. Kjo sfidë do të luhet në Greqi në orën 20:45. Rreth 2 orë para ndeshjes, policia greke raportoi se 30 huliganë kanë sulmuar tifozët e Bayern.

30 personat që janë përgjegjës për këtë sulm, i janë afruar grupit të tifozëve baraverë me shpejtësi të madhe dhe të gjithë ishin mbi motorë. Sipas raportimeve të para, katër tifozë të Bayern kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe disa nga këto huliganë janë kapur, ndërsa shumica e tyre janë larguar me shpejtësi.

Sfida mes Olimpiacosit dhe Bayernit është e vlefshme për raundin e tretë të Grupit B në Champions League./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono