Skafi me drogë në Vlorë/Identifikohen autorët 

14:14 | 13/02/2018

Policia e Vlorës ka identifikuar autorët e drogës që u gjet në gomonen e braktisur tek Petrolifera në Vlorë. Sipas burimeve për ABC News, mjeti dyshohet se ka hyrë klandestin në vendin tonë.

Ata kishin braktisur në det gomonen jo shqiptare bashkë me drogën.

Por burime të policisë së Vlorës thonë se janë identifikuar dhe po kërkohen.

Në gomonen me mbishkrimin grek që u kap të hënën tek Petrolifera, u gjetën 630 kg kanabis, jo 500 siç edhe u fol në fillim.

Kurse tre të shoqëruarit pasi u morën në pyetje u lanë të lirë.

Hetuesit kanë gjetur prova që lidhin gomonen me drogë, me makinën tip xhip e ngecur në det tek Plazhi i Vjetër.

Burimet thonë se makina futi në det gomonen, por në tentative për t’u kthyer mbrapsht mbeti në ujë. Ajo u gjet një km larg vendit ku ishte mjeti lundrues.

Nga ana tjetër po verifikohet nga  hyri gomonja me mbishkrimin grek, dhe pse dyshohet që ajo ka ardhur klandestin./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono