Sizmiologu Ormeni: Pasgoditjet do të vijnë duke u shuar, por do të ketë lëkundje

07:00 | 28/11/201907:000

Të ftuar në studion e “Byro Politike”, Dëfrim Shkupi ish-drejtori i Institutit të kërkimeve Gjeologjike, ekspert për gjeologjinë dhe mjedisin, Shemsi Prençi ish-drejtues i emergjencave civile, Rrapo Ormeni, sizmiolog dhe Mentor Kikia gazetar kanë folur rreth tragjedisë që shkaktoi të tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Sizmiologu Rrapo Ormeni në studion e “Byro politike’ me Juli Xhokaxhi ka sqaruar nëse do të ketë të tjera pasgoditje pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë.

Sipas sizmiologut pasgoditjet do të vijnë duke u shuar, por do të ketë edhe ndonjë lëkundje të dallueshme si ajo e pasdites së sotme.

“Pasgoditjet do të vijnë duke u shuar, por do të ketë edhe ndonjë  lëkundje të dallueshme, nuk mund ta përcaktojmë dot sa është, por do jetë më e vogël sa goditja e parë”, tha ai. I pyetur se sa gjasë ka përsëritja e goditjes së ngjashme me goditjen e fortë të parë, Ormeni tha se kjo nuk mund të parashikohet.

“Përderisa themi se është një goditje kryesore eleminohet kjo, duke ditur se çfarë ndodh në brendësi të tokës nuk arrihet të parashikohet. Me gjithë këto metoda nuk është arritur të nxirret se çfarë po gatuhet brenda. Nuk mund të arrihet me gjithë këto metoda që të parashikohet a do të ndodhë një goditje. Kur kanë qenë goditje të mëdha janë përsëritur, këto me 5-6 e kanë 50 vjet, ajo me 7.1 është 1000 vjet, 7.2 2000 vjet e kështu me radhë”, u shpreh sizmiologu Rrapo Ormeni.

Ndërkohë gazetari Mentor Kikia është shprehur se përtej përmasa të tragjedisë u dëshmua një paaftësi pët t’ju përgjigjur popullit.

“Ishte shumë e rëndë, numri i viktimave është rritur, por kosovarët janë treguar të jashtëzakoshëm. Si shtet  nuk kemi strukturë organizimi, vijnë skuadra të mirëorganizuara nga Kosova që është shteti më i ri në botë, kjo është shumë tragjike”, tha Kikia.

Ndërkohë Shkupi duke komentuar hartën e rrezikut sizmiologjik tha se pjesa e thumanës jan ë pjesë këntore më rë r të ujëzurar dhe janë të paqëndruesh,  duke qënë më të rrezikuara./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono