Situatë kaotike në FFK, rrezikohet dënimi nga UEFA dhe FIFA

17:59 | 02/12/201917:590

Është krijuar një situatë kaotike në Kosovë, sa i takon zgjedhjeve për kreun e FFK-së, që i fitoi Agim Ademi. Një dokument është publikuar nga mediet kosovare, aty ku thuhet se ka pasur shkelje në zgjedhjet për kreun e FFK-së.

Pas gjendjes së krijuar, FaktePlus ka kontaktuar me sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu, i cili e ka quajtur krejt këtë situatë skandaloze.

“Fillimisht, shikoni kujt i është dërguar letra, njëfarë Bajram Zeqiri, ai në futsallë punon, nuk ka lidhje me delegatë. Ai është thirrur për delegat të Kuvendit e asnjë emër të delegatëve nuk e keni.

E dyta, shkresën e ka lëshuar dikush në Ministri që nuk ka emër as mbiemër, nuk është shërbimi ligjor. Është shkelje drastike, është shkelje e rëndë kundër OJQ-ve. Këtë me marrë vesh UEFA dhe FIFA, menjëherë na dënojnë”, ka deklaruar Salihu./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono