Situata politike në vend, anulime të prenotimeve nga turistët

15:28 | 16/07/2019

Situata politike në vend, një pjesë e turistëve anulojnë prenotimet në Vlorë dhe Durrës.

20 % e prenotimeve janë anuluar nga turistët e huaj në Vlorë. Arsyeja kryesore sipas kreut të Dhomës së Tregtisë në Vlorë Arben Breshani mbetet klima politike në vend.  Edhe në Durrës operatorët turistikë janë përballur me anulime të prenotimeve.

Situata politike ka ndikuar  në sektorin e turizmit në zonat bregdetare. Kreu i Dhomës së Tregtisë në Vlorë, Arben Breshani konfirmon për ABC News se janë anuluar 20% e prenotimeve nga shoqëri dhe kompani turistike të huaja. Shkaku kryesor sipas tij mbetet klima politike.

Breshani thotë se ekziston pasiguria për anulime në masën 50% sezonin e ardhshëm.

E njëjta gjendje paraqitet edhe në Durrës. Kreu i shoqatës së Turizmit në këtë qytet Eduard Xhepa pranon se ndryshe nga vitet e kaluara operatorët turistike janë përballur me anulime të prenotimeve nga turistët.

Periudha që ka numrin më të madh të prenotimeve është muaji gusht. Në kushtet kur numri i vizitorëve nuk është në pritshmëritë e operatorëve turistike, këta të fundit po punojnë për të zgjatur edhe pak në kohë sezonin./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono