Siri, forcat qeveritare marrin qytetin ku lindën protestat

20:43 | 12/07/2018

Të ndihmuara nga forcat ruse, trupat qeveritare siriane kanë marrë nën kontroll pjesën dërrmuese të Derasë, qyteti ku lindën protestat kundër regjimit, duke arritur kështu një fitore sa simbolike edhe strategjike.

Trupat qeveritare siriane po marrin nën kontroll një pjesë të qytetit të Derasë, që konsiderohet dhe vendlindja e protestave kundër presidentit Bashar al Assad. Trupat zyrtare, të ndihmuara nga policia ushtarake ruse, hynë në zonën që më parë kontrollohej nga rebelët dhe ngritën flamurin kombëtar. Sipas mediave shtetërore siriane, rebelët pranuan të dorëzoheshin në këmbim të një amnistie, ose për t’u larguar në zonat veriore të vendit. Ushtria ka rimarrë territore të shumta në rrethinat e Derasë, që nga nisja e ofensivës madhore më 19 qershor. Kombet e Bashkuara deklarojnë se deri në 234 mijë persona janë zhvendosur si pasojë e luftimeve, 70 për qind e të cilëve janë strehuar në provincën fqinje Kuneitra, në afërsi të Lartësive Golan, të kontrolluara nga Izraeli. Disa dhjetëra mijëra të tjerë, që kishin gjetur strehim përgjatë kufirit me Jordaninë, janë kthyer në shtëpitë e tyre pasi disa fraksione rebelësh ranë dakord të ulnin armët dhe të pranonin sundimin e shtetit. qyteti ka rëndësi sa strategjike dhe simbolike. Ai ndodhet pranë kryqëzimit me kufirin jordanez dhe është vendi ku kryengritja siriane mori jetë në mars të 2011-s. protestat kundër regjimit nisën atje pas arrestimit dhe torturimit të disa adoleshentëve që shkruan parulla kundër qeverisë në muret e shkollës, të frymëzuar nga revolucionet e “Pranëverës Arabe” në vendet fqinje. /abcnews.al

 





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono