“Sipas traditës së malësorëve”, batuta e Metës për Berishën te dera e Presidencës

13:27 | 20/11/201913:270

Kreu i shtetit Ilir Meta priti këtë mesditë në zyrë Sali Berishën, nën cilësinë e ish-Presidentit.

Ky ishte takimi i dytë i Metës me një ish -President të Republikës pasi dje priti Rexhep Mejdanin, ndërsa sot do të zhvillojë po ashtu takime edhe me Alfred Moisiun, Bujar Nishanin dhe Bamir Topin.

Ndërkohë, pasi përfundoi takimin me Berishën, të cilit i referohet shpesh si “pika e tij e dobët” e shoqëroi edhe një batutë.

Duke i shtrënguar dorën Berishës në dalje Meta tha: “Sipas traditës së malësorëve, e prita vetë mikun dhe e percolla deri tek dera”.

Sakaq, fokus i takimit të Metës me Berishën ka qenë ngërçi i krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono