“Siguria rrugore”, Lleshaj: Tregohuni të kujdesshëm, ashpërsojmë masat në legjislacion

16:14 | 27/01/202016:140

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu inspektuan një patrullë shërbimi me radar për kontrollin e shpejtësisë së mjeteve, në aksin Elbasan – Tiranë. Lleshaj bëri të ditur se viti 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore.

“Viti 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore me qëllim që të gjitha strukturat e Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të gjitha strukturat e tjera shtetërore, dhe jo, të angazhohen në një fushatë të madhe për forcimin e parametrave të sigurisë rrugore. Kemi ardhur sot këtu bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për të parë konkretisht se si funksionon një pikë kontrolli këtu në këtë zonë, e cila përfaqëson një zonë me risk të lartë. Fatkeqësisht konstatojmë se ende numri i shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor është shumë i lartë. Vetëm për këtë muaj, që ende nuk është mbyllur, janë rreth 1.500 leje drejtimi të pezulluara, që është një shifër jashtëzakonisht e lartë, e cila na shqetëson për faktin se konstatojmë nivel papërgjegjshmërie të madh në rrugët e vendit nga një pjesë e konsiderueshme drejtuesish”, deklaroi Lleshaj.

Më tej Lleshaj u shpreh se synohet që në vitin 2020 të arrihet një rritje e ndjeshme e sigurisë në rrugë, ndërsa u bëri thirrje shoferëve  të tregohen të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm.

“Shpresojmë dhe besojmë fort që në vitin 2020 do ta rrisim ndjeshëm nivelin e sigurisë në rrugë. Këtu kërkohet bashkëpunim i madh i qytetarëve, të cilët duhet të shtojnë komunikimin me Policinë e Shtetit, të komunikojnë dhe të raportojnë rastet e shkeljeve në qarkullimin rrugor, për arsye se çdo telefonatë dhe çdo bashkëpunim me Policinë e Shtetit, përkthehet në jetë të shpëtuara të qytetarëve shqiptarë”, tha Lleshaj./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono