Siguria e ushqimeve pranë shkollave, AKU mbyll dy subjekte

15:48 | 12/10/201815:480

Dyqanet që tregtojnë ushqime pranë shkollave janë vënë në fokus të kontrolleve të Autoritetit Kombëtare të Ushqimit. Inspektorët e tij gjatë monitorimit në terren kanë konstatuar një sërë problemesh dhe kanë marrë një sërë masash administrative.

Dyqanet e ushqimeve të shpejta pranë shkollave janë kthyer në biznese fitimprurëse. Ato janë destiancioni i parë i shumë nxënësve sapo bie zija e pushimit të madh. Shpesh ndodh që shitësit e tyre të kthehen edhe në tregtarë ambulantë e t’i afrohen rrethimit të shkollës.

“Vjen atje dhe thotë me çfarë e doni tostin. Ne i japim lekët dhe na jep ushqimin”, tha një nxënës.

“Pushimi nuk është për bukë që marrin të gjithë fëmijët me vete. Pushimet janë për fruta, pastaj i fus te tasi i ushqimit dhe i marr me vete”, tregoi një nxënëse.

“Marr bukën që ma bën mami”, tha një nxënëse tjetër.

Por sa të sigurta janë ushqimet që ato tregtojnë?

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kontrolluar 227 dyqane që tregtojnë ushqime pranë instituconeve arsimore në të gjithë vendin. Ku kanë konstatuar një sërë problemesh dhe kanë marre shumë masa administrative.

Dy subjeketeve i është ndërprerë aktiviteti, 13 janë ndëshkuar me gjoba, vlera e të cilave kap shifrën e rreth 1 milion e 700 mijë lekë ndërsa 65 të tjerë janë paralajmëruar për ndërperje të aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përmes një njoftimi për shtyp bën të ditur se monitorimi i subjekteve pranë shkollave dhe kopshteve nuk do të ndalet. Ndërkohë që i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo tentativë abuzimi nga këto tregtare.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono