Sidrit Guri kthehet te goli në Belgjikë

15:13 | 06/12/2018

Sidrit Guri u rikthye tek goli në Belgjikë pas disa muajsh. Sulmuesi shkodran ndihmoi ekipin e tij për t’u kualifikuar në ndeshjen e Kupës.

Në Shqipëri ishte mësuar të shënonte gola të tillë. Sidrit Guri ishte një sulmues premtues që kishte punuar shumë për t’u bërë profesionist, veçse në Belgjikë e pa se nuk ishte e lehtë.

Pas një nisjeje të mirë, ai pati pak minuta në dispozicion dhe u përpoq të përfitonte nga aktivizimi në Kupë. Ishte ndeshja e skuadrës së tij, Ostendes, në fushën e Muskronit, dhe Guri e shfrytëzoi rastin që iu dha.

Luajti si titullar, dhe në minutën e 80-të e shënoi golin e tij. Ishte rrjeta e parë që nga shtatori.

Shkodrani u tregua i rëndësishëm në kualifikimin e Ostendes, sepse detyroi një nga mbrojtësit kundërshtarë që të dilte me karton të kuq, pas një faulli në sulm.

Gjithsesi, epërsia numerike nuk dha menjëherë rezultat pasi 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan 3-3, dhe po kaq edhe kohët shtesë.

Në gjuajtjet e penalltive, Ostende u tregua më e saktë dhe kaloi në turin tjetër të Kupës së Belgjikës. Guri, pra do të ketë shanse të tjera për të treguar veten.

Sulmuesi shkodran do të bëjë çmos për t’u rikthyer në kombëtare, si disa muaj më parë. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono