Si u torturua dhe u ekzekutua shqiptari në Spanjë

09:45 | 29/03/201909:450

Mediat spanjolle kanë bërë publike detaje të reja në lidhje me vrasjen e një 46-vjeçari shqiptari në Spanjë. Bëhet fjalë për person që njihej me emrin Deda.

Ai u vra me një plumb pas koke, por këtë të premte është bërë e ditur se përpara se të vritej ai është torturuar në mënyrë barbare. 46-vjeçarit i ishte prerë një gisht, një copë veshi dhe i ishin hequr të gjithë thonjtë.

Viktima është torturuar me orë të tëra, përpara se të vritej. Autoritetet dyshojnë se ai është dërguar në një shtëpi të sigurtë dhe nuk përjashtohet se mund të jetë vrarë aty.

Kjo pasi trupi i viktimës u gjet në një zonë pranë lumit Guadalentin në Totana dhe dyshimet janë se kufoma është dërguar aty për të zhdukur gjurmët. Trupi i shqiptari u gjet pasditen e së mërkurës. Një banor i zonës ngriti alarmin pasi kishte parë një makinë, e cila nuk kishte lëvizur nga vendi që prej të hënës së kaluar.

Shqiptari jetonte në Mazarron. Ai kishte punuar më parë në klube nate dhe bare muzike, ndërsa kohët e fundit kishte filluar punë si truprojë në Marbella të Malagas.

Sipas mediave, dyshohet se ai është vrarë për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. Njëkohësisht po hetohet edhe ndonjë konflikt i mundshëm që shqiptari mund të ketë pasur për shkak të profesionit të tij./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono