Si u dorëzua rryshfeti 30 mijë euro tek Miri/ABC News zbardh dëshminë

13:00 | 14/11/201713:000

ABC News zbardh dëshminë e vjehrrit të Gentian Dodës. Ai ka konfirmuar para prokurorëve takimin e Alban Buçit me një person në një lokal në Fushë-Krujë. Sipas organit te akuzes aty dyshohet të jetë dorëzuar ryshfeti 30 mijë euro  tek “sekseri” i gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se paratë e ryshfetit i paguar nga Gentian Doda për llogari të një vendimi të favorshëm në Apelin e Tiranës janë dorëzuar në Fushë-Krujë. Ka qenë Alban Buci, ai që bashkë me vjehrrin e Dodës në 25 maj 2017 kanë takuar Kujtim Mirin, i dyshuar si sekser i gjyqtarit Shkëlqim Miri. “ABC News” zbardh dëshminë e personit me iniciale N.A. i identifikuar si vjehrri i Gentian Dodës. Në deklarimet e dhëna në 3 nëntor para prokurorëve të Krimeve, vjehrri i Dodës ka konfirmuar takimin, por nuk ka përmendur ndonjë dorëzim parash.

“Në Fushë Krujë kemi shkuar në një ndërtesë, ku kati i parë ishte lokal, ndërsa kati i dytë ishte ambient privat që përdorej për magazinë. Pasi kemi zbritur nga makina na ka pritur një person tjetër që nuk e njihja. Më pas jemi futur brenda në katin e dytë të ndërtesës. Pasi vajtëm në katin e dytë Albani me personin tjetër më thanë që të prisja jashtë. Unë dola. Pas disa minutash doli edhe personi tjetër”.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve ka administruar si provë pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit në fjalë. Sipas pamjeve, në orën 21:34 aty mbërrin Alban Buçi dhe vjehrri i Dodës. Në hyrje të lokalit këta persona janë takuar me shtetasin Kujtim Miri, të cilit shtetasi Alban Buci i ka dhënë një zarf të bardhë. Sipas prokurorisë, dy personat kanë qëndruar në lokal deri në orën 21:42 dhe më pas janë larguar.

Në lidhje me dyshimet e një afere korruptive në Apelin e Tiranës, Krimet e Rënda po hetojnë në masën e sigurisë “arrest në burg” gjyqtarin Shkëlqim Miri dhe kushëririn e tij, Kujtim Miri. Për të dyshuarit Gentian Doda dhe Alban Buci ekziton një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë, ende e pa ekzekutuar./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono