Si të shihni Hënën Rozë

15:45 | 19/04/2019

Këtë javë, njerëzit në të gjithë botën do të fillojnë festimet për Pashkët, duke filluar që me të Premten e Mirë. Kjo nuk është e vetmja gjë që mund të bëni gjatë kësaj fundjave sepse me 19 Prill do të jetë e Hëna Rozë.

Fatkeqësisht, ata që e pëlqejnë këtë ngjyrë mund të zhgënjehen pak pasi pavarësisht emrit, Hëna Rozë nuk do të marrë atë ngjyrë. Mirëpo do të jetë një ngjarje e bukur, që ia vlen t’i mbash sytë nga qielli për ta parë. Në këtë artikull do t’ju tregojmë se çfarë është dhe si mund ta shihni Hënën Rozë.

Këtë vit, Hëna Rozë do të shfaqet më 19 Prill. E gjithë faza e hënës së plotë do të zgjasë gjithë natën. Shansi më i mirë për ta parë është diku ku nuk ka shumë drita, që Hëna të duket sa më e shndritshme.

Hëna Rozë është Hëna e dytë e plotë në Prill. Ajo ndodh kur Hëna ndodhet në krahun e kundërt  të tokës dhe ndodhet përballë diellit, duke e bërë të ndriçojë plotësisht.

Hëna Rozë, njihet edhe si Hëna Vezë, Hëna në rritje ose Hëna e Plotë e Peshkut./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono