Si të rrisim Fertilitetin?

14:24 | 08/11/201914:240

Zgjedhjet e stilit të jetës te një grua mund të ndikojnë në fertilitetin e saj, pra aftësinë e saj për të lindur fëmijë në të ardhmen. Prandaj, është e rëndësishme që çdo grua e cila kërkon të mbetet shtatzënë, duhet të tregohet e kujdesshme në zgjedhjen e stilit të jetesës.

Të zgjedhurit e një stili jetese të shëndetshëm është ndër masat e para që çdo grua duhet të marrë në ndihmë të fertilitetit të saj, sipas rekomandimit të mjekëve të spitali Hygeia, përkatësisht:

  • Mbani një peshë të shëndetshme. Të qenit mbi peshë ose shumë nën peshë mund të pengojë proçesin normal të ovulimit.
  • Parandaloni sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Infeksione të tilla si klamidia dhe gonorrhea janë ndër shkaktarët e drejpërdrejtë që çojnë në infertilitet të femrat. Pra merrni masa mbrojtëse.
  • Evitoni nëse mundni turnet e natës në punë.  Nëse kryeni rregullisht trunet e natës atëherë rriten shanset për infertilitet, sepse vlerësohet se ndikojnë prodhimin e hormoneve, Nnëse jeni të detyruara të punoni në turnin e natës atëherë mundohuni të flini gjumë mjaftueshëm gjatë pjesës tjetër të ditës që nuk punoni.
  • Minimizoni stresin. Gjatë periudhës që planifikoni të mbeteni shtatzënë mundohuni të minimizoni sa më shumë stresin,  aplikoni teknika relaksi (Yoga) që ju ndihmojnë kundër stresit.

Ҫfarë duhet absolutisht të evitoni ?

Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me zgjedhjet tuaj të stilit të jetesës. Pra mbroni fertilitetin tuaj:

  • Mos pini Duhan. Prija e duhanit lidhet me uljen e nivelit të fertilitetit. Konsumi i duhanit ndikon në plakjen para kohëve të vezëve dhe maturimin e tyre para kohe. Nëse jeni duhapirëse dhe po tentoni të mbeteni shtatzënë duhet ta lini menjëherë dhe nëse nuk mundeni kërkoni ndihmën e një specialist.
  • Limitoni sasinë e alkolit që konsumoni. Konsumi i madh alkolit shoqërohet me  rritje të rrezikut për çrregullime të ovulacionit. Nëse pot entoni të mbeteni shtatzënë evitoni plotësisht konsumin e alkolit.
  • Kontrollini sasinë e kafeinës. Limitoni sasinë e kafeinës në jo më shumë se 180 – 240 ml kafeinë (kafe) në ditë.
  • Kujdes nga aktiviti fizik i tepërt. Ushtrimi i një aktiviteti fizik të sforcuar mund të pengojë ovulimin dhe të reduktojë prodhimin e hormonit të progresteronit. Nëse keni një peshë të shëndetshme dhe po programoni një shtatzëni të mundshme konsideroni të limitoni aktivitetin tuaj fizik në jo më shumë se 5 orë në javë.
  • Evitoni ekspozimin ndaj toksinave. Ndotja ambientale dhe toksinat si pesticidet,solucionet e pastrimit kimik mund të ndikojnë negativisht në fertilitet.

Dhe si përfundim:

Nëse jeni duke planifikuar një shtatzëni dhe jeni të shqetësuara për ndikimin që ka stili juaj i jetesës në fertilitetin tuaj, krahas sa më lart, rekomandohet që të kontaktoni me mjekët specialistë të cilët do t’ju këshillojnë mbi mënyrat më të mira për të përmirësuar fertilitetin tuaj që do ju ndihmojnë për të rritur shanset për të mbetur shtatzënë.

Klinika e Fertilitetit Hygeia, me mbi 1000 çifte të trajtuar çdo vit, me mbi 700 bebe të lindura dhe me një përqindje suksesi 75 %, i ka dhënë shpresë dhe ka trajtuar me shumë sukses çiftet të cilët janë përpjekur me vite të tëra për të patur një femijë dhe kanë gjetur zgjidhje pranë Klinikës tonë të Fertilitetit.

Pas këtij suksesi, qëndron puna e palodhur dhe profesionale e një stafi mjekësh profesionistë, të kualifikuar në Universitet më në zë të Anglisë, me një eksperiencë mbi 25-vjeçare mbi problemet e fertilitetit:

  • Dr. Stefanos Chandakas, Drejtor i Klinikës së Fertilitetit Hygeia Tiranë, mjek gjinekolog dhe kirurg endoskopist.
  • Dr.Marinos Tsirigotis, specialist në Shëndetësinë Riprodhuese, me një eksperiencë mbi 20 vjeçare me problemet e infertilitetit. Është specializuar dhe ka kryer praktika klinike të specializuara në Spitale më me zë në Angli si dhe mbrojtur doktoraturën në Londër. Që prej vitit 1992 është emëruar Anëtar i Kolegjit Mbretëror të Gjinekologëve në Angli ndërsa në vitin 2004 ju dha titulli bashkëpunëtor i Kolegjit Mbretëror të Gjinekologjisë në Britani.
  • Dr.Michail Pelekanos, shef i Laboratorit të Embriologjisë, specialist embriolog me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në fushën e embriologjisë. I specializuar për Embriologji klinike në Spitalin Kings College në Londër dhe i pajisur në vitin 1993 me liçencë në aplikimin e teknikave të mikrofertilizimit nga Autoriteti i Fertilizimit dhe Embriologjisë Humane në Angli (HFEA). Në vitin 1994 ka qenë Drejtor i Laboratorit London Gynecology & Fertility Centre dhe gjatë kësaj kohe është emëruar Anëtar i Embriologëve Klinik dhe Shkeëncave Biomjekësore në Angli.
  • Dr.Marsel Haxhia, mjek embriolog, diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2009, është trajnuar për Embriologji Klinike dhe Fertilizim In Vitro në Ankara, Turqi. Ёshtë çertifikuar si “Embriolog Klinik” nga Shoqata Europiane e Riprodhimit Human dhe Embriologjisë (ESHRE)”Ndërkohë që në karrierën akademike numëron një sërë publikimesh, referimesh e pjesëmarrjesh në konferenca shkencore brenda e jashtë vendit.
  • Dr.Otilja Dekovi, Mjeke gjinekologe dhe specialiste për problemet e infertilitetit, diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2004 dhe specializuar për Obstetri-Gjinekologji në vitin 2012 Trajnuar në Sofie, Bullgari, mbi përqasjen anamnestike të çiftit me probleme infertiliteti, protokollet e stimulimit ovarian. Bashkëpunon ngushtësisht me stafin e mjekëve grekë në aplikimin e programeve të personalizuara të trajtimit për çdo çift.

Klinika e Fertilitetit Hygeia Tiranë

Tel: + 355 4 23 90 000/0676104393

Email: ivfsecretary@hygeia.al./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono