Si po e shkruajmë historinë? Jonila Godole: Ka ardhur momenti të vendosë shoqëria

22:57 | 08/11/201922:570

Jonila Godole e ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, është ndalur fillimisht tek fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke. E pyetur për një reagim të saj në rrjetin social “Facebook” , Godole shprehet se i qëndron atij mendimi dhe se Handke nuk e meritonte çmimin Nobel.

Debati më i fundit që ka përfshirë vendin, 75-vjetori i Luftës së Dytë Botërore është komentur në studio me Jonila Godolen.

“Kur flitet për historinë flitet në mënyrë të njëanshme, nuk kam dëgjuar asnjë historian të flasë bazuar tek faktet dhe dokumentat”, tha Godole. Si studiuese e shkencave të komunikimit më shqetëson njëashmëria se si ne vendosim se kush do të jetë hero.

“Luftën nuk e kanë bërë vetëm ata, por ku janë heronjtë e tjerë”, ngre pyetjen Godole.

E pyetur se përse antikomunistët e ngrenë më shumë zërin kur janë të majtët në pushtet, Godole thotë së shtresat e përndjekura nuk duhet të kishin bërë asnjë kompromis pa u vendosur drejtësia.

“Në një studim të bërë, është vënë re se në kohën që kemi pasur Partinë Socialiste deri në vitin 2013-të, dëmshpërblimet janë ndërprerë, ndërsa pas 2013-tës, kemi një tjetër qasje të qeverisë Rama. Ajo që nuk i fal të djathtës është ngritja e një memoriali për viktimat e komunizmit. Do të ishte më mirë që historia të shikohej në shumë plane, duhet të kishim pak moral si shoqëri, si politikë, që ta shikonim historinë në mënyrë më të hapur, sepse vetëm kështu mund të ketë paqe mes nesh”, thekson Godole.

“Qeveria duhet të mos kishte në fokusin e vet kaq shumë votat e elektoratit, kënaqjen e elektoratit të vet personal, por interesin e të gjithë shqiptarëve, kjo do të tregonte se me të vërtetë mund të kishte një reformim brenda PS-së”, u shpreh Godole./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono