Si parashikohet të jetë moti ditët e ardhshme


18:44 | 25/08/2018

Mot i vrenjtur dhe me reshje pritet të na shoqërojë deri në fillimin e javës tjetër. Parashikimi vjen nga meterologët, të cilët parashikojnë edhe ulje të temperaturave.

Nëse keni bërë plane për të shkuar në plazh duhet t’i ndryshoni. Meteorologët parashikojnë rikthim të reshjeve pothuajse në të gjithë vendin.

Në një pjesë të territorit sipas Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ato do të jenë të dobëta, ndërsa në qarqet  Shkodër, Lezhë, Elbasan, Berat dhe Korçë priten reshje mesatare.

Meteorologët nuk përjashtojnë mundësinë e shtrëngatava. Më të mundshme janë në terrene malore, por ato parashikohet të jenë të pranishme vetëm gjatë pasditeve dhe të zgjasin pak.

Vranësirat dhe reshjet pritet të jenë të pranishme deri të hënën, kur në sasi më të konsiderueshme parashikohen në pjesën qendrore dhe juglindje të vendit.

Gjithashtu parashikohet rënie e lehtë dhe graduale e temperaturave deri në fillim të javës tjetër kur vlerat e termometrit parashikohet të bien me të pakten 3 gradë celcius.

Ndërsa era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht në orët e pasdites./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono