Si mund ti gatuani ndryshe gështenjat

10:46 | 16/12/2018

Tashmë që dhjetori gjendet në mesin e tij edhe stina e dimirt arrin kulmin e saj. Në këto netë të ftohta, mbrëmja ideale kalohet pranë familjes duke kryer aktivitetet më të preferuara. Sigurisht, nuk mund të mungojë tryeza e shtruar dhe zjarri i ndezur. Një ndër elementet ndryshe nga të tjerët në këtë periudhë të vitit është edhe konsumimin i gështenjave. Të pjekura apo të ziera, askush nuk mund ta mohojë rëndësinë e tyre në mbrëmjet dimërore.

1.Gështenjat mund të gatuhen me anë të një lopate

Mënyra tradicionale e pjekjes së gështenjave është më e thjeshte se sa mendojmë. Duke patur parasysh ti cimbojmë para se ti vendosim në zjarr, në mënyrë që të mos plasin. Mjafton që ti vendosësh ato në një lopatë mbi qymurin e nxehtë dhe do të arrihet pjekja ideale.

2.Një peshqir i lagur mund të ndihmojë në qërimin e tyre

Të gjithë hasim vështirësi në qërimin e gështenjave, pasi lëkura e tyre është e vështirë për tu hequr. Por në fakt ekziston një mënyrë për të eleminuar këtë proces. Mjafton që pas pjekjes ti mbështjellim ato më një peshqir të lagur për disa momente. Avulli futet nën lëvozhgë dhe në këtë mënyrë ato bëhen lehtësisht të ngrënshme.

3.Gështenjat janë shumëpërdorimshme

Mënyra më e famshmë për të konsumuar gështenjat është duke i pjekur ato. Por në fakt gështenjat gjithashtu mund të ziehen, të bëhen në zgarë, të gatuhen me avull, të skuqen apo të sheqerosen. Ato gjithashtu mund të përdoren në akullore dhe në mbushjet e ndryshme në gjelin e detit. Italianët madje gatuajnë edhe ëmbëlsira të ndryshme me gështenjë. Por e vetmja mënyrë me të cilën nuk duhet ngrënë ky frut është i pagatuar. Gështenjat përmbajnë një përqindje të lartë të acidit tannic, i cili shakton shqetësime në stomak.

4.Gështenja është i vetmi frut në familjen e arrave që përmban vitaminën C
Gështënjat janë një burim mjaft i pasur me potasium, hekur, kalcium, magnez dhe zink. Ato përmbajnë vitaminë B dhe janë të ngopura me yndyrna. Mëgjithatë, e veçanta e tyre është dhe përmbajtja e vitaminës C. Përmbajtja e lartë e kësaj vitamine, i bën ato shumë miqësore me sistemin tonë imunitar në këtë periudhë të vitit.

5. Pema më e vjetër e gështenjave rritet në një vullkan aktiv

Pema më e vjetër e gështenjave në botë thuhet të jetë ndërmjet 2000 dhe 4000 vjet e vjetër, me një perimetër rreth 59 metra. Pema ndodhet në vullkanin Etna në Siçili. Tashmë pema është e ndarë në disa trungje, por të gjithë ndajnë të njëjtat rrënjë. E quajtur “Gështenja e 100 kuajve”, kjo pemë thuhet se e ka marrë këtë emër nga një mbretëreshë dhe kalorësit e saj, të cilët u strehuan nën të pas një nate më stuhira të fuqishme./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono