Si do të funksionojë kontrata e sigurimit 10 vjeçar mes ndërtuesve-blerësve?

14:27 | 03/10/201914:270

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama lajmëroi se investitorët duhet të sigurojnë ndërtesat për një afat 10 vjeçar qeveria ka zbardhur ndryshimet ligjore. Pa kontratën e sigurimit sipas vendimit të Këshillit të Ministrave qytetarët nuk mund të regjistrojnë pronën në Kadastër.

Nëse blini një apartament apo dyqan tashmë do ta keni të siguruar për 10 vjet. Këtë do ta bëjë ndërtuesi për ju.

Qeveria ka zbardhur ndryshimet ligjore për sigurimin e ndërtesave që Kryeministri lajmëroi pas mbledhjes së fundit të saj.

Që në pikën e parë të vendimit Këshilli i Ministrave detyron investitorin që bashkë me kontratën e kalimit të pronësisë së ndërtesës t’i dorëzojë blerësit dhe një kontratë sigurimi me afat 10 vjeçar.

Ndërkohë shpjegon dhe pse sigurimin ja ngarkon ndërtuesit;

“Kjo kontratë sigurimi mbulon dëmet e ndërtesës, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë, përfshirë dëmet ndaj të tretëve, që rrjedhin kur, për shkak të tokës ose për defekt të ndërtimit, ndërtimi shembet tërësisht ose pjesërisht, ose paraqet rrezik të dukshëm shembjeje ose defekte të tjera të rënda.”

Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes së pasurisë së paluajtshme, ndërsa tarifa vjetore e primit të sigurimit parashikohet jo më pak se 0.1% e limitit. Kontrata e sigurimit është kusht për regjistrimin e pronës.

“Në rast mungese të kontratës së sigurimit, kërkesa për regjistrim të kontratës së kalimit të pronësisë nuk administrohet nga sporteli i shërbimeve kadastrale.”

Ky vendim i Qeverisë vjen me propozim të ministres së Financave dhe Ekonomisë dhe asaj të Infrastrukturës dhe Energjisë pas tërmetit që goditi vendin më 21 shtator dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono