“Shumë thirrje, fikeni telefonin tim”, çmontohet biznesi fitimprurës

09:00 | 13/06/2019

Dy persona përfunduan në burg dhe gjashtë janë lënë nën masën e sigurisë  “arrest shtëpiak”. Mbi të gjithë rëndon akuza e shitjes së drogë.

Policia e Torinos ka çmontuar një grup kriminal të dedikuar për shitjen e drogës, i cili përbëhej nga tre italianë, një tunizian dhe katër shqiptarë. Grupi përdorte aplikacione dhe mediat sociale si “Facebook” dhe “Whatsapp” për të kontaktuar me klientët. Shitja e lëndës narkotike bëhej në Piazza Santa Giulia, në mes të natës në zemër të Torinos.

Ata kishin ngritur një biznes fitimprurës, ku sipas hetimeve ata kishin aq shumë kërkesë saqë nuk ishin në gjendje të plotësonin të gjitha porositë e konsumatorëve.

“Shumë thirrje, fikeni telefonin tim”, ankohet një nga furnizuesit në një nga përgjimet që i lejoi policisë së Torinos, të komanduar nga koloneli Francesco Rizzo, të çmontonte bandën.

Grupi fliste me kode me njëri-tjetrin ku për fjalën drogë tregtarët thonin “fatura” dhe në vend të fjalës marihuanë përdornin fjalën “sallata”.

Për çdo kërkesë klientët e bënin porosinë në WhatsApp ose Messanger. “Përdorni vetëm profilet e Facebook-it pa fotot dhe nëse policia ju ndalon t’i dorëzoni dokumentet dhe i thoni që nuk jeni ju dhe kështu jeni të qetë”, i porosiste tregtari klientët. Arrestimet u kryen pas një mase paraprake e urdhëruar nga gjyqtari hetues i Torinos./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono