Shuhet “Sinatra” francez

23:13 | 01/10/2018

Bota e muzikës botërore ka humbur të hënën një nga ikonat e saj. Charles Aznavour, i njohur ndryshe si Frenk Sinatra francez, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Autor i mbi 1 mij e 300 këngëve dhe i mirënjohur për faktin se këndonte në 7 gjuhë të huaja, Aznavur është nderuar edhe me titullin prestigjoz Legjioni i Nderit.

Charles Aznavour, njëri prej këngëtarëve më të dashur francezë, është shuar në moshën 94-vjeçare. Ai ishte zbuluar nga Edit Piaf pas luftes së dytë botërore dhe falë karrierës së tij të gjatë kishte arritur që të fitonte dhe titullin më të lartë në Francë, atë të Legjionit të Nderit. Në 70 vite karrierë Aznavur ka shkruar mbi 1.300 këngë dhe ka shitur më shumë se 300 milionë disqe.

Ai këndonte në 7 gjuhë të ndryshme, gjë që i ka lejuar të jepte koncerte pothuajse në të gjithë botën, duke u bërë një ndër këngëtarët më të famshëm të dekadave të fundit. I lindur në Paris në vitin 1924 nga emigrantë me origjinë armene, Aznavour ka debutuar fillimisht në teatër si aktor dramtik dhe vetëm pas luftës, falë divës Edit Piaf e cila e mori me vete në një turnë në Francë dhe në SHBA doli në dritë si kantautor.

Suksesi i madh erdhi në vitin 1956 me këngën “Sur ma vie” (Mbi jetën time), që i lejoi të hynte në historinë e këngës franceze dhe më pas në atë botërore. Aznavour këndoi në teatrot më të mëdha të botës, ku shumë shpesh solli dhe duete me yje ndërkombëtare si Nana Muskuri, Liza Mineli, Selin Dion, etj.

Në Amerikë dhe në Angli ai shpesh përshkruhej si Frenk Sinatra francez, por ndryshe nga Sinatra ai i shkruante vetë këngët e tij dhe shpesh herë trajtonte në to tema që thyenin tabu si martesa, homoseksualiteti dhe ndjenjat mashkullore. Koncerti i tij i fundit ishte 19 Shtatorin e kaluar në Osaka të Japonisë, ndërsa i ardhshmi ishte parashikuar për t’u mbajtur në 26 Tetor në Bruksel./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono