Shtyrja e El Clasico, reagon Tsunami: Mediat madrilene gënjejnë

10:34 | 14/12/201910:340

‘El Clasico’ tashmë është më afër se kurrë dhe e gjithë bota do t’i këtë sytë në ‘Camp Nou’ ditën e mërkurë. Debatet dhe polemikat në përballjen e dy gjigandëve spanjollë kanë filluar që nga shtyrja e parë e ndeshjes dhe vazhdojnë ende, edhe pse sfida nuk ka filluar akoma.

Mediat në Madrid shkruajnë se grupet që protestojnë në Barcelonë po mundohen që kjo sfidë të mos luhet as në 18 dhjetor. I menjëhershëm ka qenë reagimi i grupit protestues i cili mohon çdo akuzë. “Mediat madrilene gënjejnë për çdo lajm që ne duam të bllokojmë ‘El Clasicon’. Ne kurrë nuk e kemi thënë këtë. Madje, ne duam të jemi në shkallët e stadiumit, duke festuar të gjithë së bashku,” replikon Democratic Tsunami.

Realo dhe Barcelona momentalisht ndajnë vendin e parë në La Liga me 34 pikë secila. Katalanasit luajnë ditën e sotme kundër Real Sociedad në trasnfertë, ndërsa madrilenët udhëtojnë nesër në Valencia. Më pas të dy ekipet do të përgatiten për ndeshjen e madhe, ku spektakli është i garantuar. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono