Shtyhet vendimi, prindërit e Marvi Mihalit: Ligji i Kanunit nëse s’ka drejtësi

11:43 | 19/03/201911:430

Gjykata e Tiranës shtyu për në 26 Mars dhënien e vendimit për autorët e dyshuar të vrasjes së 22-vjeçarit Marvi Mihalit 2 vjet më parë në kryeqytet. Prokuroria gjatë paraqitjes së pretencës së saj, në seancë e 4 Marsit, kishte kërkuar  25 vite burg për Kridens Allën, 24 vite burg për Dejvi Bitrajn, 20 vite për Marsel Allën dhe 18 vite burg për Eugen Bitrajn. Dhënia e vendimit u shty pasi në sallë pati tension mes prindërve të viktimës dhe atyre të të pandehurve gjatë paraqitjes së konkluzioneve të mbrojtjes nga avokatët e të akuzuarve. Prindërit e te riut Marvi Mihali që humbi jetën gjatë sulmit me thikë nga disa bashkëmoshatarë, paralajmëruan vetëgjyqësi nëse nuk funksionon drejtësia.

“Në mënyrën më absolute ne nuk kemi kërkuar asnjëlloj dëmshpërblimi. Nuk mundet kurrë ta laj gjakun e djalit tim me lekë. Këto janë shpifjet e asaj familje kriminale. Familje që ka pjellë kriminelë. Dënoj gjestin e tij dhe hedh me neveri të gjitha deklaratat që ka thënë ky njeri. Sepse bashkëshortja ime duke u përgjigjur në sallën e gjyqit për problematikat që kishte ai çohet dhe e ndalon duke shkelur etikën e një gjyqi që zhvillohet normalisht.

Katër kriminelë ma vranë, e deri të avokatët e deri te Prokurori Artan Lulaj. Ky degracion duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Në qoftë se nuk bëhet drejtësi do të funksionojë ligji i Kuranit dhe Kanunit”, tha i ati i të ndjerit.

“Që javës tjetër që u dha pretenca, dhe që kur ndodhi ngjarja ai e ka quajtur gjest kalamajsh. Vrasja ishte me paramendim në bashkëpunim. Ata jo vetëm që e vranë dhe nuk e pranuan krimin. Ata kanë luajtur ping-pong. Njëherë e vrau njëri njëherë tjetri. Drejtësinë do e vendosim vetë. Ata vinin në gjyq duke na pështyrë te këmbët. Ata bëjnë pushime nëpër ishujt e Greqisë ndërsa djali im u fut në dhe. E provofshin dhimbjen e madhe që po provoj unë çdo ditë. Nuk pranojmë gjyq dëmshpërblimi”, u shpreh nëna e Marvi Mihalit në një deklaratë për mediat./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono