Shtyhet për në 25 shtator pretenca për Shullazin

09:58 | 11/09/201809:580

Është shtyrë për në datën 25 shtator dhënia e pretencës për Emiliano Shullazin dhe të bashkëakuzuarit e tjerë në këtë proces. Në seancën e sotme, prokurori i komanduar Besim Hajdarmataj kërkoi më shumë kohë të njihej me aktet e çështjes me të cilën janë marrë të tjerë prokurorë.

Përballë kësaj kërkese, gjykata vendosi pranimin e saj dhe shtyerjen e vendimit për ditët e fundit të shtatorit. Pretenca për Emiljano shullazin, Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endri Qyqjen dhe Endri Zelën pritej fillimisht që të jepej që prej datës 26 qershor, por për arsye të ndryshme kjo pretencë është shtyrë.

Në përfundim të seancës se sotme folën per median dhe dy prej avokatëve mbrojtës të Shullazit dhe të bashkëakuzuarve të tjerë me të cilët shprehën rezervat e tyre dhe mosbesimin në lidhje me shtyerjen e fundit që bëri gjykata për datën e dhënies së pretencës ndaj të mbrojturve prej tyre.

Avokati i Shullazit: “Gjatë hetimit gjyqësor të kësaj çështje kanë dalë qartë fakte që dëshmojnë për ndërhyrje të parregullt të ish-drejuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda z. Besmir Hajdarmata në këtë hetim. Duke pasur parasysh garancinë kushtetuese dhe të drejtën e klientit tim për gjykim të drejtë kam kërkuar në mënyrë të përsëritur gjatë senacës që të vinë në vëmendje ndërhyrjet e tij. Në këtë rast jemi para një veprimi administrativ të organit të akuzës që autorizon Besmir Hajdarmatën të vijë të përfaqësohet. Për ne është një shkelje që nuk duhet toleruar, pasi ka dalë qartë gjatë hetimit për ndërhyrje të paligjshme të tij, jo për të kërku prova, por për të kriju prova”.

Mbi Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë rëndojnë tri akuza; “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “kanosje për shkak të detyrës “ dhe ” krijim grupi të strukturuar kriminal”./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono