Shtrembërimi i kockës së hundës, mjekët: Mund të kthehet në problem serioz, por korrigjohet me lehtësi  

16:35 | 12/09/201916:350

Shtrembërimi i kockës së hundës shpesh nuk është vetëm një problem estetik pasi tek shumë persona kthehet në shqetësim shëndetësor serioz. Megjithkëtë nëse i drejtoheni specialistëve mund ta korrigjoni thjeshtë dhe të rehabilitoheni në kohë të shkurtër.

Duket diçka e thjeshtë, por shpesh shkakton probleme serioze. Bëhet fjalë për shtrembërimin e kockës së hundës. Shqetësimet që vijnë prej devijimit të septumit nasal na i shpjegon doktor Andrea Palmieri, mjek otorinolaringolog prej 20 vitesh, pjesë e Spitalit Amerikan 3 në Tiranë.

“Ka persona që nuk kanë asnjë simptomë dhe pse e kanë septumin e devijuar, por tek disa të tjerë mund të japë probleme serioze. Nis me hemorragji nga hunda vazhdon me vështirësi në frymëmarrje, mund të provokojë formimin e sinuzitit dhe rinosinuzitit gjithashtu dhe dhimbje koke. Në raste më të rënda mund të shkaktojë appnea dhe gërhitje. Këto janë patologjitë më të rënda që provokohen nga septum i devijuar”, tha doktori.

Doktori tregon se kjo është një patologji e shpeshtë, por që mund të korrigjohet thjeshtë. Ndërhyrja kirurgjikale merr pak kohë ndërsa pacienti mund t’i rikthehet jetës normale brenda dy ditësh.

“Septumi nasal në ditët e sotme mund të korrigjohet në mënyrë shumë të thjeshtë, vetëm me 1-2 net tampon nasal, 1 natë qëndrim në spital. Një pacienti që dëshiron të korrigjojë septumin i nevojitet një fundjavë. Nëse e bën ndërhyrjen ditën e premte, mund të kthehet në punë ditën e hënë, pa shenja të jashtme, pa hematoma, nxirje dhe ndryshim në formën e jashtme të hundës, ndërsa ndryshimi i formës vjen tek Rionplastika”, u shpreh doktori.

Por kujdes ku e kryeni këtë nderhyrje kirurgjikale! Operacioni që rregullon funksionin e hundës dhe njëkohësisht përmirëson pamjen e fytyrës duhet të realizohet nga kirurgë të specializuar apelon doktor Andrea Palmieri  pasi ndryshe mund t’ju kthehet në të kundërt.

“Rinoplastika është një ndërhyrje serioze dhe delikate pasi hunda nuk është vetëm organ shqisor për nuhatjen. Mbi të gjitha ka një rol të rëndësishëm për frymëmarrjen, por dhe anën estetike. Kjo lloj ndërhyrje duhet bërë nga një kirurg i specializuar, me njohuritë e duhura. Për këtë duhen ndjekur kurse të përvitshme, në një prej tyre do jem në fund të këtij muaji në Vjenë.  Kjo është pjesa më e rëndësishme për këtë lloj kirurgjie”, tha ai.

Stafi i specializuar dhe teknologjia moderne në Spitalin Amerikan 3 në Tiranë kanë garantuar suksesin e çdo ndërhyrje të tillë.  /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono