Shtohen paqartësitë për shpërthimin në Rusi

09:30 | 14/08/201909:300

Agjencia e monitorimit të motit në Rusi njoftoi për një rritje të ndjeshme në nivelet e rrezatimit pranë objektit të provave detare në Arhangelsk, ku një shpërthim i shoqëruar me zjarr javën e kaluar shkaktoi vdekjen e të paktën pesë njerëzve.

Njoftimi i sotëm i agjencisë është një dëshmi e re se nga provat në poligoninNyonoksa të Detit të Bardhë pati jo vetëm rrjedhje të karburantit toksik që përdoret për raketa, por edhe të materialit radioaktiv.

Incidenti i 8 Gushtit vazhdon të shoqërohet nga konfuzioni dhe keqinformimi nga ana e zyrtarëve, si për numrin e saktë të vdekjeve, ashtu edhe për objektin që ishte duke u testuar.

Të martën Kremlini dha deklaratën e tij të parë për incidentin, megjithëse zëdhënësi Dmitry Peskov dha pak informacione të reja nëse shpërthimi ishte rezultat i një provë të një rakete të re me energji bërthamore, siç kanë thënë disa analistë amerikanë.

Analistët e ShBA thonë se ngjarja mund të ketë lidhje me një raketë kruz me energji bërthamore që ishte duke u testuar, për të cilën Presidenti Vladimir Putin vitin e kaluar njoftoi se ishte në zhvillim e sipër./VOA

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono